Analisti i çështjeve politike, Blerim Vela përmes infografikës ka treguar se sa ulëse do të kenë subjektet politike në Kuvend, në legjislaturën e tetë.
Sipas Velës, kjo është ndarja preliminare e ulëseve, ku nuk përfshihen votat e pranuara me postë.
Në infografikën e publikuar, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 56 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës 20 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 9 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur ditën e diel, më 14 shkurt, ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën e fundit të numërimit të votave të rregullt, sipas rezultateve që janë paraqitur nga KQZ, LVV është partia fituese, pastaj PDK, dhe LDK është radhitur në vendin e tretë.
Në shumicën e komunave janë numëruar të gjitha votat, ndërkaq numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve.