02,05,2024

Kapet sasi e cigareve pa banderola në Vushtrri dhe duhan të papërpunuar në rajonin e Ferizajt

Must Read

Dogana e Kosovës njofton se dje gjatë patrullimeve rutinore në rajonin e Vushtrrisë kanë arritur të vërejnë sasi të duhanit pa banderola.

Siç njofton Dogana, njësitë e tyre menjëherë kanë organizuar një kontroll në lokacionin e dyshuar.

“Pas fillimit të kontrollit në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola por gjatë kontrollit të automjetit të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit. Sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si West, Dard, King, Bohemi, Winston, Trakadero. Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtëse dhe hetimore për prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Kurse sot në zbatim të urdhëresës së Gjykatës, është zhvilluar një kontroll në 3 lokacione të ndara, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar:

·         870 kg duhan fletë.

·         280 kg duhan i grirë

·         2 makina për bluarjen e duhanit

·         1 pistoletë

Derisa bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë te paautorizuar duke iu shmangur të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40000 €.

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse, sipas tyre, vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img