Policia në Kaçanik ka arrestuar 35-vjeçarin, P.L., i cili dyshohet se kishte kryer vjedhje të rëndë në afërsi të Kaçanikut vitin e kaluar.
Sipas njoftimit të Policisë, më 23.10.2024, rreth orës 21:10 është raportuar një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore.
“Vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut. Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, është identifikuar i dyshuari…Nga hetimet rezulton se vetura ishte kaluar jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur” – njofton Policia, më 17.01.2025.
Pasi është intervistuar nga hetuesit policorë, Policia thotë se P.L. është ndaluar për 48 orë.
“Në lidhje me rastin, në cilësinë e dëshmitarëve, janë intervistuar edhe dy persona të tjerë, shtetas të huaj” – ka thënë Policia.