16,05,2025

Kapet gomonia me 800 kg hashash, dy në pranga

Must Read

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, agjencia europiane e ruajtjes së kufirit, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy njësi detare me mbështetjen e Guardia di Finanza nga Durrës dhe Vlora,  kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 metra të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj/fuqi në afërsi të Foxhias.

Avioni i Frontex dhe mjetet e Guardia di Finanzas arritën që të kapnin mjetin lundrues rreth orës 18:30 minuta, pas një ndjekjeje prej më shumë se 4 orësh në det të hapur.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në gomone u gjetën 800 kilogramë lëndë narkotike hashash, e ndarë në 42 pako.

Në pranga përfunduan dy shtetasit shqiptarë me inicialet, V.T., 21 vjeç, nga Kavaja dhe D.B., 32 vjeç, nga Durrësi. / Top Channel/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img