11,09,2025

Kapen 32 kilogram kanabis në Sarandë

Must Read

Pas arrestimit, policia shpërndan edhe filmime dhe aksionin e kapjes, ndërsa tashmë është e qartë se organizatorët, “peshqit e mëdhenj” janë të paprekshëm. Policia shpërndau sot pamjet e arrestimit të dy personave që transportonin 32 kg kanabis. Një 21 vjeçar nga Kavaja dhe një 31 vjeçar nga Durrësi ranë në rrjetën e policisë, në Qafë-Botë të Sarandës. Makina iu kontrollua me qen antidrogë për të gjetur disa pako të mbështjella me natriban. Shikoni videon më poshtë.

Kapen 32 kilogram

Për të fshehur dështimet e mëdha, komunikata e policisë është e mbushur me bllokimin e dozave të hashashit në Tiranë.

  1. Më datë 10.10.2016, u arrestua shtetasi Denis V., 29 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën e “Konferenca e Pezës”, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.
  1. Më datë 10.10.2016, u arrestua shtetasi K. S., 17 vjeç, banues në Tiranë, në sheshin “Nënë Tereza”, tek shkallët e Univeristetit të Politeknikut, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.
  1. Më datë 10.10.2016, u arrestua shtetasi Aleksander K., 22 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Medar Shtylla”, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img