Ferizaj.26.02.2018. Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, gjatë ditës së sotme në një konferencë për medie ka publikuar të gjitha parregullsitë dhe borxhet që janë lënë në këtë drejtori. Sipas tij, kjo drejtori ka pasur një kontrate me organizatën “Caritas Kosova” e cila ka përfunduar në muajin dhjetor dhe përmes kësaj kontratë kanë qenë të angazhuar 188 punëtorë, dhe jo ashtu siç është thënë nga ish pushteti 162 punëtorë.
“Në pjesën e dytë të vitit 2017 janë punësuar 46 punëtore, ku 26 prej tyre të cilët kanë qenë të angazhuar nuk kanë pasur as përgatitjet adekuate profesionale. Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e kemi gjetur me një borxh prej mbi 300 mijë euro, borxhi ndaj Caritasit me 27 dhjetor ka qenë mbi 260 mijë euro, ndërsa tash borxhi i mbetur ndaj kësaj organizate është mbi 155 mijë euro, ndërsa borxhi total i DSHMS-së tash për tash është mbi 280 mijë euro”, tha drejtori Berisha.
Numri një i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Besnik Berisha, tutje është shprehur se tek Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare janë bërë shpenzime të jashtë ligjshme që sipas tij, janë blerë pajisje të cilat nuk i përkasin mjekësisë familjare.
“Politika ka ndërhy në QKMF, janë porositur monitor që i përkasin shëndetësisë sekondare dhe terciare, ndërsa nuk janë blerë pajisje të cilat janë mëse të nevojshëm për QKMF.
Ai është ndalur edhe tek materialet e blera e të cilat asnjëherë nuk janë shfrytëzuar. “Janë porositur reagenca për një papa-test që është dashur të filloj ky projekt në dhjetor të vitit 2015 dhe tash të përfundojë, ndërsa ende nuk ka filluar projekti dhe këto reagenca gjenden në një dhomë, janë me afat të skaduar dhe paraqesin rrezik permanent për stafin mjekësor, por edhe qytetarët. Unë i kam njoftuar Inspektoratin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ata do të vendosin se çka do të bëhet me to, mirëpo këtu është dëmtuar buxheti dhe në vend që të ketë reagenca laboratorike që janë më se të nevojshme për qytetarët, ata kanë blerë reagenca që ende nuk është as objekti, as pajisjet për me i kryer këto shërbime dhe kështu qytetarët tanë rekomandohen që të dalin në ordinanca private të kryejnë shërbimet e tyre”, tha ai.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha është ndalur edhe tek rastet sociale të Komunës sonë. Ai ka thënë se kjo drejtori kishe formuar edhe një komisionin i cili kishte të bënte me përcaktimin e ndërtimit të shtëpive për raste sociale. “Ky komision fillimisht ka bërë përzgjedhjen që të ndërtohen vetëm 5 shtëpi, për arsye të mjeteve financiare, mirëpo me 18 tetor numri i ndërtimeve ishte rritur në 12 shtëpi e që më vonë kësaj liste i janë shtuar edhe tri raste që janë shkruar më dorë në atë vendim. Si pasojë e fryrjes së kësaj liste ende nuk ka përfunduar asnjë shtëpi, asnjë skamnor nuk ka mundur të hy në shtëpi”, ka thënë drejtori Berisha.
Drejtori Berisha ka thënë se edhe subvencionimi për raste të shumta të shërimit nuk janë kryer, por prioritete i është dhënë partisë dhe subvencionimi është bërë mbi baza partiake. Ai në këtë konferencë për medie është zotuar se gjithçka do të rregullohet për këto katër vite të qeverisjes si në sektorin e shëndetësisë, po asht
u edhe në atë të mirëqenies sociale.
Detajet mund t’i ndiqni në konferencën e plot për medie.