Një person është arrestuar të mërkurën në Ferizaj pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.
Policia bëri të ditur se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se e ka kërcënuar zyrtarin policor në lidhje me një gjobë të shqiptuar në trafik.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.
“Rr. “Rexhep Bislimi”, Ferizaj / 11.03.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kanosur zyrtarin policor lidhur me një gjobë në trafik. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

