Bashkim Fazliu, kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt nga Nisma qytetare e këtij qyteti, po e cilëson veten si të vetmin kandidat që është 100 përqind qytetar në këtë garë.
Fazliu është i vetmi kandidat ‘sheherli’, andaj si i tillë edhe duhet ta fitojë garën për të parin e komunës së Ferizajt, transmeton Express.
“…sa i përket sheherlisë – e përsëris se unë jam lindë e rritë në Ferizaj! Kam dhënë edhe jap çmos edhe për Ferizaj. Jam sheherli 100% ferizajli! Le t’i pengojë kjo kujtdo – po ky është fakt dhe nuk e mohoj asnjëherë! Dhe këtë nuk e këmbej as me vota dhe me asgjë tjetër! Respektin e kanë që të gjithë nga unë që nga foshnjet e gjer te pleqtë, pavarësisht se nga janë dhe se çfarë ngjyre a gjuhe flasin!”, ka shkruar Fazliu në Facebook.