Kandidati i VV’së në Ferizaj nuk di se ç’flet, prezanton projektin ‘Lagjja e Zbavitjes’

Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt në radhët e Vetëvendosjes, Valon Ramadani, ka treguar programin e tij qeverisës, ku në planin e tij bëjnë pjesë dy projekte interesante siq i quan ai.

Ajo që të bën kurioz se çfarë ka dashur të thotë, kandidati i VV’së, është kur përmendet “Lagjja e zbavitjes”, përcjell Periskopi.

Nuk dihet për çfarë zbavitjesh e ka fjalën kandidati i VV’së për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani.

“Lagjja e zbavitjes, ashtu e kemi quajtur. Është një lagje e cila do të ketë 10 hektarë tokë dhe do të ketë të gjitha, ato…, gjërat që do ta rrethojnë, do ta bëjnë një projekt shumë interesant në Ferizaj”, tha Ramadani.

Scroll to Top