17,11,2024

Kandidatët për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Al marrin mbështetje në nëndegën e I-rë dhe II-të të LDK-së

Must Read

 

Ferizaj.05.06.2017. Në kuadër të tubimeve parazgjedhore nëndega e -I-rë e LDK-së  ka mirëpritur dje kryetarin e degës së LDK-së në Ferizaj i cili njëherit është edhe kryetar i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqën, bashkë me kandidatët për deputetë nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Në mesin e simpatizantëve u pa një mobilizim dhe shpresë për korrjen e fitores së madhe.

Kandidatët për deputetë dhe kryetari Svarqa garantuan se me votën për këtë koalicion e nesërmja do të ndryshojë për të mirë.” Sa më shumë vota për këta njerëz aq më shumë shpresë për shtet të fortë” ka thënë Svarqa

Nga takimet e gjera me elektoratin edhe kandidati nga lista e AKR –së i cili njëherësh është edhe kryetar i degës së AKR-së në Ferizaj Labinot Tahiri vlerësoi nivelin e përgatitjeve për mbështetjen e këtij koalicioni. Ai pohoi se ka gjetur një mikpritje të madhe në LDK-në e Ferizajt dhe sipas tij vota për njerëz që punojnë bashkë është garanca më e mirë se suksesi nuk do të mungojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img