12,01,2026

Kandaja kërkon të legalizojë marijuanën

Must Read

marijuana_9567

Qeveria kanadeze do të prezantojë vitin e ardhshëm projektligjin që do ta bënte legale shitjen e marijuanës, njoftoi Jane Philpott, ministër i Shëndetësisë i këtij vendi.

Philpott u zotua se do ta mbajë marijuanën larg duarve të fëmijëve dhe fitimin larg duarve të kriminelëve.

Nëse projektligji do të miratohet, atëherë Kanadaja do të bëhet njëri nga vendet më të mëdha Perëndimore që do të lejojë përdorimin masiv të drogës.

Edhe kryeministri Justin Trudeau ka këmbëngulur në legalizimin e marijuanës gjatë fushatës së tij, ndërsa tani kërkon që nga fjalët të kalojë në vepra.

Megjithatë, ministri Philpott shtoi se ka ende shumë punë në finalizimin e projektligjit që pritet t’i propozohet Parlamentit në pranverën e vitit 2017.

Aktualisht në Kanada, përdorimi i marijuanës për arsye shëndetësore është i lejuar.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img