30,12,2024

Kamishi: Përse nuk është në aktakuzë ministri Imet Rrahmani

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu – Kamishi, thotë se nuk është e drejtë të amnistohet ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani. Kamishi nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka reaguar duke deklaruar se sa është përgjegjës ish ministri Agani, aq përgjegjës është edhe ministri Rrahmani.

Më poshtë reagimi i plotë i Haxhiut:

Përse po amnistohet Imet Rrahmani?!
Me Udhëzimin Administrativ për “Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”, të aprovuar nga Ferid Agani me datë 01.07.2013, vazhdon të punoj edhe sot e kësaj dite ministri Imet Rrahmani. Referimi i pacientëve në institucione jo publike edhe sot është i njëjtë, nuk ka ndryshuar asgjë.

Nëse Ferid Aganit përgjegjësia i ka takuar sa ishte Ministër i Shëndetësisë , vazhdimi i punës me të njëjtin sistem, pa ndryshuar asgjë, përgjegjësia e njëjtë i takon Imet Rrahamanit. Pra, përse nuk është në aktakuzë Imet Rrahmani dhe përse nuk është dorëhequr edhe ky për përgjegjësinë e njëjtë me Ferid Aganin? Kjo mbetet një pyetje e hapur për Kryeministrin dhe Prokurorin e rastit.
Nëse po luftohet “dukuria” rasti “STENDA”, atëherë ajo nuk është ndalur, ajo po vazhdon me nënshkrimin e Imet Rrahmanit.


Duke qenë se përgjegjësia bie mbi ish ministrat dhe minstrin aktual zt.Rrahmani, që kanë ndërtuar qëllimshëm akte nënligjore për përfitime grupore e klanore, që kanë qenë dhe janë në dëm të interesit publik dhe në kurriz të pacientit kosovar. Sigurisht, për aq sa janë përgjegjës zyrtarët, tashmë të akuzuar nga prokuroria e shtetit, bazuar në parimin e barazisë të të drejtave dhe përgjegjësive ligjore, në aspektin e ndjekjes penale, është përgjegjës edhe zt.Rrahmani që zbaton dhe nënshkruan vendime e referime të pacientëve në spitale private (sipas këtij udhëzimi në fuqi), njëjtë si zt.Agani

.
Si është e mundur që Ferid Agani të japë dorëheqje si ministër i Ambientit dhe të akuzohet për rastin STENDA , ndërsa Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani vazhdon të nënshkruaj çdo ditë referime jashtë Institucioneve Publike sipas Udhëzimit Administrativ të njëjtë, në kontinuitet. Përse aktakuza përfshinë periudhën deri në vitin 2014, por jo edhe vitin 2015 dhe 2016, kur dukuria e referimeve në spitalet private me nënshkrimin e Imet Rrahmanit është e njëjtë si në vitet paraprake.


Qëndrimi i Imet Rrahmanit në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë është i pakuptimtë, nga se “dukuria” nuk është ndalur.
Pas dorëheqjes se Ferid Aganit, suspendimit te Gani Shabanit, çfarë kuptimi ka qëndrimi në detyrë i Imet Rrahmanit?!
Abuzimet dhe skandalet në Ministrinë e Shëndetësisë nuk kanë të ndalur.
Atëherë, përse është amnistuar nga prokuroria dhe po amnistohet nga përgjegjësia qeverisëse ministri aktual Imet Rrahmani?!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img