03,07,2025

Kamerieri i “Hib Petrol” tenton ta dhu nojë 20-vjeçaren në tualetin e restorantit, arrestohet

Must Read

Vajzat në Kosovë përballen me sulme seksuale në vende të ndryshme publike, ku pa fije turpi të rinj e të moshuar ia mësyjnë atyre, duke i sulmuar e ngacmuar.

Për një rast të tillë, ka nisur së fundmi hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë. Subjekt i hetimit këtë herë është kamerieri i restorantit të pompës së derivateve “HIB”, në Prishtinë.

Sinjali ka mësuar detaje ekskluzive nga denoncimi i një 20-vjeçareje kundër punëtorit të mit ur të kësaj pompe, i cili dyshohet se e ka sul muar sek sualisht, në hapësirat e lokalit.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në pikën e pompës, në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në Prishtinë, në orët e mëngjesit të së premtes.

Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi vajza shkoi në restorantin e kësaj pompe për të ngrënë dhe u përballë me kamerierin që e mori porosinë.

Përveç porosisë së vajzës, i dyshuari 17-vjeçar ia la edhe vet një porosi asaj. Duke e kapur për këmbë dhe për beli, ai dyshohet se i është drejtuar asaj me fjalët “hajde të shkojmë në banjo, hajde se t’u ulem në gjunjë”.

Kjo situatë e shqetësoi vik timën, e cila në atë moment tentoi të shpëtojë, duke ikur, por që s’ia arriti.

Sipas burimeve të Sinjalit, situata vetëm sa është tensionuar, pasi i dyshuari nuk ishte zmbrapsur. Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve, thuhet se kamerieri e kishte kapur me forcë dhe e ka dërguar në tualet, ku ia kishte mbyllur derën me çelës.

Pavarësisht rezistencës së saj, kamerieri nuk ishte ndalur, duke vazhduar që ta kap vajzën në duar e në qafë, në mënyrë që të mos lëvizë.

Por pas një kohe të shkurtër, ajo ka arritur që të largohet dhe për fatin e saj në atë restorant i ka parë dy zyrtarë policorë, nga të cilët ka kërkuar ndihmë. Policia e ka shoqëruar vik timën në stacion policor, e cila po ashtu ka marrë trajtim mjekësor.

Veprimet ndaj të dyshuarit kanë qenë të menjëhershme, pasi i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Përveç të të dyshuarit, hetuesit kanë ftuar në cilësinë e dëshmitarit edhe një punëtor të pompës së derivateve “HIB”, i cili ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img