11,01,2026

Kamerat e sigurisë filmojnë transportin e drogës në Ferizaj

Must Read

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin i cili solli detajet se si u kap sasia e drogës në një depo të Ferizajt.

Droga ishte e dedikuar për në shtetin e Zvicrës dhe pronari i depos nuk dinte asgjë për sasinë e cila ishte e fshehur në shkelëset e shkallëve.

Kamerat e sigurisë kishin kapur pamjet kur një veturë taksi kishte sjellë në depon e drurit shkelëset e shkallëve për ti dërguar në Zvicër.

Në vendin e ngjarjes për ti shikuar kamerat e sigurisë kishte dalur edhe Kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari.

“ … na dërgo deri të kamerat e sigurisë ti shohim veturën të cilën ka ardh me mallin këtu” i thotë kryeprokurori hetuesit të policisë i cili ishte ne vendin e ngjarjes.

“Shkojmë i shohim edhe kamerat edhe harrova me potencua qysh në fillim se pas informatës sonë me vullnetin e pronarit të kompanisë është bo kontrolli”, i thotë hetuesi Kryeprokurorit të Ferizajt.

Deklaratat e Kryeprokurorit Jashari dhe pamjet nga aksioni mund ta ndiqni ne linkun e mëposhtëm:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img