16,09,2025

Kamenica pa gjinekolog

Must Read

Shkas për këtë është dështimi i vazhdueshëm i komunës për të rekrutuar një mjek gjinekolog.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dritan Maliqi për kallxo.com ka thënë se pavarësisht konkurseve të hapura nuk ka pas të interesuar.

“Në komunën tonë nuk kemi gjinekolog më shumë se tri vite, kanë shpall konkurs dy herë qeverisja e kaluar mirëpo nuk është paraqitur as një doktor gjinekolog për te punuar tek ne”, tha Maliqi.

Pasi qe gjinekologjia në këtë komune nuk funksionin, gratë lindjet i kryejnë në QKMF e Gjilanit.

“Lindjet nuk zhvillohen këtu tek ne, ne e kemi afër Gjilanin 27 km, thuajse te gjitha lindjet kryhen atje. Ne jemi duke u munduar te pranojmë një gjinekolog me kohe sa ma te shkurt qe te mundemi, ta kemi si komuna se paku për kontrolle te shtatzënave”, tha ai.

Sipas Maliqit, për zgjidhjen e kësaj çështje, nevojitet staf shtese dhe sallë qe i plotëson kushtet.

“Ne si drejtori e shëndetësisë jemi duke u munduar ta bëjmë të pamundurën për funksionalizim e gjinekologjisë në Kamenicë’, tha drejtori i QKMF në Kamenicë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img