29,11,2024

Kalenderi i pa konkurrencë në Nerodime

Must Read

Në Nerodime të Ferizajt për herë të parë është mbajtur gara e disiplinës malore, e katërta me radhë e Kampionatit të Kosovës në Automobilizëm.Fitues i kësaj gare ishte garuesi i Auto Klubit Prizreni D& G, Liridon Kalenderi, i cili me veturën e tij Mitsubishi Evo 9 dominoi absolutisht dhe në fund iu gëzua fitores me kohën e përgjithshme 05:30.301 minuta, përfshirë të dyja vozitjet, ndërsa shtegu ishte i gjatë 4800 metra.

“Ka qenë garë e vështirë, duke marrë parasysh se nuk e kemi njohur shtegun, pasi është hera e parë që mbahet garë në Nerodime. Përveç kësaj, shtegu ka qenë edhe i rrëshqitshëm. Unë kam bërë gabime gjatë vozitje, që do të thotë se ekziston mundësia për kohë edhe më të mirë. Sidoqoftë, me rëndësi është që nuk pati asnjë problem, gara përfundoi mirë dhe ishte mjaft atraktive për shikuesit”, ka thënë Kalenderi pas fitores.Pozita e dytë i takoi Bardhyl Canollit të Eurogoma RT, i cili me Radicall ishte më i ngadalshëm për +14.416 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve në plasmanin gjeneral u plotësua me Gazmend Demollin (Opel – DTM), i cili në krahasim me Kalenderin u vonua për +22.294.Në konkurrencën ekipore Prizreni D&G edhe sot ishte në pozitën e parë para DTM-së dhe Ferizajt. Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1150 ccm – A)
1.Emim Sabir (Yugo – Prizreni D&G) 06:35.843
2.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +02.849
3.Hysen Iseni (Yugo – Ferizaj) +03:38.228Klasa 2 (mbi 1150 – 1400 ccm – N)
1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 06:20.140
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot – Ferizaj) +00.660
3.Burim Asllani (Suzuki – Ferizaj) +32.835Klasa 3 (mbi 1150 – 1400 ccm – E1)1.Valon Mehmeti (Lupo – DTM) 06:43.212
2.Egzon Ukëhaxhaj (Opel – DTM) +07.987Klasa 4 (mbi 1400 – 1600 ccm – S)
1.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Kaçandolli PRT) 06:11.026
2.Rexhep Bytyqi (Honda – Ferizaj) +27.074Klasa 5 (mbi 1400 – 2000 ccm – N)
1.Faton Rama (Renault – RC Prishtina) 06:14.935
2.Kushtrim Mehmeti (Citroen – Ferizaj) +24.732Klasa 6 (mbi 1600 – 2000 ccm – E1, A, SP)
1.Besfort Bunajku (Opel – Ferizaj) 06:03.022
2.Bekim Kadria (Opel – Gjakova 137) +18.966
3.Besfort Hana (Opel – HCR Gjakova) +20.201.Klasa 7 (mbi 2000 ccm – N)
1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi – Prizreni D&G) 05:30.301
2.Gazmend Demolli (Opel – DTM) +22.294
3.Belkin Fazliu (Renault – Prizreni D&G) +32.479Klasa 8 (mbi 2000 – 3000 ccm – E1)
1.Ismail Smani (BMW – Prizreni D&G) 06:16.294
2.Valon Jaha (BM W – Kaçandolli PRT) +13.251Klasa 9 (mbi 3000 ccm – E1)
1.Blerand Hasanaj (Opel – DTM) 05:55.136
2.Osman Tovërlani (Audi – DTM) +03.414Klasa F10 (E2)
1.Bardhyl Canolli (Radicall – Eurogoma RT) 05:44.717Promo
1.Orhan Ahmet (Peugeot – N/A) 06:47.719Plasmani gjeneral:
1.Liridon Kalenderi (Mitsubishi – Prizreni D&G) 05:30.301
2.Bardhyl Canolli (Radicall – Eurogoma RT) +14.416
3.Gazmend Demolli (Opel – DTM) +22.294Renditja ekipore:
1.Prizreni D&G 60 pikë
2.Ferizaj 47
3.DTM 35

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img