15,12,2025

“Kalaja e Jezercit” prioritete i turizmit në Ferizaj

Must Read

Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka takuar drejtuesit e shoqatës “Jezerci”, nga fshati Jezerc.

Në këtë takim janë diskutuar shumë çështje, po ajo me më shumë rëndësi ishte mundësitë turistik që ofron fshati Jezerc, për turistët nga e gjithë Kosovës.

Me këtë rast përfaqësuesit e shoqatës “Jezerci”, kanë kërkuar nga drejtori Dërguti, që në kuadër të hartimit të Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit, si prioritete të hy edhe rregullimi i rrugës që shpije në drejtim të “Dy  Kalave” të fshatit Jezerec, për shkak të asaj se tash për tash problemi i rrugës është çështje kryesore që të vizitohen këto dy vende.

Në fund të dyja palët u dakorduan që do të kenë një bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhmen në projekte të ndryshme sa i përket zhvillimit të turizmit malor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img