Njohësi i çëshjeve politike Halil Matoshi, ka ripërsëritur edhe njëherë se në raportimin e insajderit për vëllain e kryeministrit Mustafa, ka pasur shkelje etike, raporton GazetaBlic.
Mirëpo, Vehbi Kajtazi, autor i këtij shkrimi, ka thënë se Matoshin nuk e ka dëgjuar të flet më parë për çështje të tilla.
“Unë Z.Matoshin nuk e kam ni t’u e mbrojtë diku për çështje të privatësisë. As për rastin e Drenicës”, ka thënë ai në Click të rtv21, përcjellë GazetaBlic.
Por, Matoshi e ka mohuar një gjë të tillë, duke i thënë Kajtazit se do t’ia nisë me email ato shkrime.
Por, replikat kanë vazhduar edhe më tej.
Matoshi ka thënë se nuk shkruan sikurse Kajtazi, por bën analiza. E i menjëhershëm ka qenë reagimi i gazetarit, me ç’rast i ka thënë Halil Matoshit se analizat nuk duhet të bëhen “paushall”.
“Analiza duhet të jetë me të vërteta, jo paushall”, ka thënë ai. /GazetaBlic/