02,01,2025

Kadyrov e konfirmoi praninë e çeçenëve në policinë ruse në Siri

Must Read

Në rrjetin Instagram, Kadyrov ka shkruar sot se një përfaqësues çeçen dhe një politikan rus aktualisht janë kthyer nga Siria , ku në mesin e njerëzve të tjerë, ata janë takuar edhe me “çeçenët e rinjë, që shërbejnë në batalionin e policisë ushtarake të Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë”.

Raportet në media në muajin dhjetor thonin se dy batalione nga forcat speciale policore të Çeçenisë ishin dërguar në Siri për ta mbrojtur një bazë ajrore ruse atje.

Zoti Kadyrov i pat përgënjeshtruar raportet, duke e hedhur poshtë praninë e personelit ushtarak çeçen në Siri.

Më herët në vitin 2016, Kadyrov pat thënë se i kishte dërguar çeçenët, që të inflitrohen në organizatën terroriste, Shteti Islamik, në Siri për të mbledhur informacione të inteligjencës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img