04,11,2025

Kaçanik, vazhdon implementimi i planit për menaxhimin e mbeturinave

Must Read

Me kërkesë të qytetarëve, ka vazhduar shpërndarja e kontejnerëve shtëpiak në rrugën “Tefik Raka” si dhe në Fshatin Vatë në lagjet Neziraj dhe Gjinaj.

Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjenca Ramadush Osmani tha se ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit “Furnizimi me shporta për mbeturina 120l”, me qëllim të rritjes dhe zgjerimit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave në ekonomitë familjare të pambuluara me shërbim. Implementimi i këtij projekti është në kuadër të objektivave të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencave rreth zbatimit të PKMM 2016-2021.

Sipas Planit për Menaxhim të Mbeturinave komuna synon që të mbuloj të gjitha zonat e komunës me shërbim të grumbullimit të mbeturinave me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img