08,09,2025

Kaçanik, ra në bunar, vdes një fëmijë 4-vjeçar

Must Read

Një 4-vjeçar nga Kaçaniku gjatë ditës së sotme ka rënë në një bunar. Si pasojë e kësaj, ai ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se Policia ka pranuar informaconin rreth orës 11:15.

“Menjëherë Policia, Emergjenca si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes” – tha ai.

Tutje është thënë se në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona për vjedhje në Ferizaj

Me datën 05.09.2025 rreth orës 11:00, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar informata për dy raste të vjedhjeve,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img