26,11,2025

Kaçanik: Afër dhjetë kompani i përgjigjen ftesës së kryetarit Ilazi për pastrimin e rrugëve

Must Read
Afër dhjetë kompani vendase të cilat posedojnë mekanizëm për heqjen e borës, iu kanë përgjigjur ftesës së kryetarit të Komunës, z. Besim Ilazi për ndihmë në pastrimin e rrugëve. Kryetari Ilazi, nisur nga gjendja e krijuar u ka bërë apel kompanive që të angazhohen krahas kompanisë së kontraktuar, pasi reshjet e mëdha të borës kanë bllokuar pothuajse të gjitha rrugët, ndërsa gjendja më e rënduar është në rrugët lokale të fshatrave më të thella. Ilazi ka kërkuar mirëkuptim dhe njëherësh i ka ftuar edhe qytetarët që të mobilizohen dhe të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate e sidomos në mirëmbajtjen dhe heqjen e borës në afërsi dhe pranë lokaleve të tyre dhe atyre banesore. Komuna e Kaçanikut e ka kontraktuar një kompani për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve e cila është duke u angazhuar me tërë kapacitetet e saja, pa ndërprerë, për 24 orë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img