12,01,2026

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare sh-presidenti amerikan George H.W Bush

Must Read

Ka vdekur në moshën 94 vjeçare sh-presidenti amerikan George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër.

Bush ka vdekur mbrëmjen e së premtes, ka bërë të ditur zëdhënësi i familjes, raporton BBC .

Ai ishte presidenti i 41-të i Amerikës, ndërmjet viteve 1989-1993, pasi kishte shërbyer dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan. Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare.

Për vdekjen e tij ka folur edhe djali i Bush, ish presidenti amerikan George W.Bush, apo Bushi i ri.

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të ju njoftojmë se pas 94 viteve të mrekullueshme, babi ynë ka vdekur. Ai ishte njeri me karakter të lartë dhe babai ma i mirë që një vajzë apo djalë mund të kërkojë”, ka shkruar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img