17,01,2026

Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, profesor Xhemail Kosumi

Must Read

Me pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish drejtorit të Shkollës së Mesme dhe Shkollës së Lartë Teknike, veteranit të arsimit, ish kryetarit të Klubit të Hendbollit “Kastrioti” në Ferizaj, Xhemail Kasumi.

Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përmes telegramit, ngushëllon familjen Kasumi, kolegët, miqtë e të njohurit e të ndjerit.

“Me pikëllim mora lajmin se kësaj bote i dha lamtumirën e fundit, një personalitet i rrallë, veprimtari kombëtar, veterani i arsimit, drejtuesi i institucioneve shkollore, drejtues i klubit të hendbollit në Ferizaj, profesori i respektuar, Xhemail Kasumi. Ndarja e tij nga jeta është humbje për Ferizajn, familjen dhe të gjithë që e njohën dhe patën rastin të punojnë me të ndjerin. Ngushëllime të sinqerta familjes së respektuar Kasumi, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit. Qoftë i parajsës, shpirti i tij” mbyllet telegrami i ngushëllimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img