05,11,2025

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi dhe gazetari Skender Idrizi

Must Read

Ferizaj.07.04.2017. Pas një sëmundje të shkurtër,në moshën 56 vjeqare ka ndërruar jetë  SKENDER Mustafë IDRIZI.

Skender Idrizi deri në vdekje punoj si mësimdhënës.

Skender Idrizi ishte edhe gazetar dhe punëtor  i televizioneve lokale të Ferizajt si dhe korrespondent i gazetës ‘Epoka e Re” për regjionin e Ferizajt.

Idrizi për shumë vite ishte edhe kryetar  i Asociacioni i gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj.

Redaksia e FerizajPress duke vlerësuar lartë kontributin e tij, si në fushën e arsimit ashtu edhe në ate të informimit,  u shpreh ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën, për humbjen e tij.

 

Varrimi i Skender Idrizit  bëhet më 07.04.2017 (e premte) në varrezat e fshatit Prelez të Jerlive me namazin e ikindisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img