10,06,2025

Ka ndërrua jetë biznesmeni i njohur ferizajas Ahmet Hysenaj-Petrova

Must Read

Ka ndërrua jetë biznesmeni i njohur ferizajas  Ahmet Hysenaj-Petrova.

Këtë lajmë e ka bërë të ditur  kryetari I Ferizajt Agim Aliu në faqen zyrtare të komunës I cili njëherit I ka dërguar edhe telegram ngushëllimi familjes Hyseni.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen nga jeta të ndërmarrësit të jashtëzakonshëm, humanistit, drejtuesit sportiv, personalitetit të rrallë, kontributdhënësit të shumëanshëm, ferizajasit të dalluar, Ahmet Hysenaj – Petrova.

Bacën Ahmet do ta kujtojmë gjithmonë, me dëlirësinë e tij, talentin e rrallë në të bërit biznes, karakterin e njerëzoren si fill të jetës e veprimtarisë së tij, gjithnjë i qeshur e plot mirësi.

Zemra e tij pushoi së rrahuri sot, por shembulli që la prapa vetes, do të jetoj sa të jetë jeta.

Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Hysenaj, bashkëpunëtorëve të tij, miqve e të njohurve të të ndjerit.

Shpirti i tij pushoftë në paqen e paskajshme!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img