Bëhet fjalë për dy kompani nga Shqipëria që kanë fshehur paratë në Panama, vend që konsiderohet si parajsë fiskale për shkak të kompanive off-shore që nuk bëhet deklarimi.
Mësohet se janë 3 përfitues dhe 22 pronarë aksionesh, pjesë e listave të zbuluara nga mediat e huaja. Ajo që nuk dihet ende, janë emrat e shqiptarëve që kanë fshehur paratë në Panama, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik.
Lajmi i politikanëve botërorë që kanë fshehur miliardat në Panama po bën bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare, ku përveç politikanëve u zbuluan edhe 38 mijë kompani nga e gjithë bota.