22,12,2025

Juventus ‘ndëshkon’ Bonuccin, përkundër rikthimit nga Milan

Must Read

Sot Giorgio Chiellini feston 34-vjetorin e lindjes, i nderuar nga Juventusi për atë që ka dhënë me fanellën bardhezi.
Pas largimit të Gigi Buffon, ai është lideri dhe kapiteni i ri në dhomën e zhveshjes së kampionëve të Italisë.
Mbrojtësi veteran e ka marrë zyrtarisht shiritin nga krahu i portierit 40-vjeçar, që u zhvendos te PSG kësaj vere.
Personaliteti dhe karizma sigurisht sigurohen edhe nga rikthimi i Leonardo Bonuccit, “birit të madhërishëm”, që te Milani u bë kapiten në vitin e vetëm atje.
Megjithatë, ky fakt ka mbetur pa gjurmë në hierarkinë e bardhezinjve.
Kjo ka pasur konfirmim të dielën e kaluar, gjatë ndeshjes simbolike në Villar Perosa, kur Chiellini u largua nga fusha.
Siç është theksuar nga “Corriere dello Sport”, shiriti i kapitenit kaloi në krahun e Paulo Dybala dhe jo në atë të Bonuccit, transmeton “Albeu”.
Pra, zv.kapiten i “Zonjës së Vjetër” është graduar argjentinasi dhe jo Bonucci, pavarësisht se ky i fundit është “shumë më i vjetër” dhe ka plot 319 ndeshje me juventinët.
Me pak fjalë, Bonucci është rikthyer me këmbët e tij, por disa muaj si lojtar kuqezi, çka shkaktoi irritim te tifozët e Juventusit, ende nuk mund të fshihen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img