25,11,2024

Juventus – Lazio në fundjavë, shikoni çfarë po përgatitë Strakosha për Ronaldon

Must Read

Kështu nis një shkrim i Corriere dello Sport, kushtuar portierit shqiptar të Lazios, pak ditë para përballjes më të rëndësishme të javës së dytë të Serisë A.
Ishte ende një djalosh 22-vjeçar, që donte të bëhej dikush. Priti penalltinë e parë si profesionist. U hodh nga e djathta dhe bllokoi gjuajtjen e Paulo Dybalas. Priti deri në momentin e fundit dhe zgjodhi krahun e duhur. Shpëtoi Lazion, ndyshoi historinë. 15 vite pas fitores së fundit në shtëpinë e Juventusit, Lazio i tha faleminderit Strakoshës.
Sot, Strakosha po përgatitet për një tjetër Juve-Lazio, duke studiuar Ronaldon. Statistikat e CR7 shkojnë përtej shkencës, gjuajtjet e tij janë silurë, madje në 2014 topi i goditur prej tij “fluturoi” me 132 km në orë. Goditjet e lira i ka me efekt zbritës, gjuan gjithmonë 11-metërshat. Të gjithë e dinë se cili është Ronaldo, çfarë është i aftë të bëjë. Kur shënjestron portën, në shumicën e rasteve duhet të mbyllësh sytë dhe të shpresosh… Nuk dihet se çfarë mund të shpikë sërish. Të shtunën, në Torino, pas “thatësisë” në Bentegodi, do ta kërkojë me çdo kusht golin. Strakosha po e studion në Formello dhe vjen i përgatitur me detyrat e shtëpisë, që të jetë gati. Zemra e tij po gufon.
Strakosha u bë i njohur pikërisht në Torino. Dybala e kishte mposhtur në finalen e Superkupës, dy muaj para asaj mrekullie. Më 13 gusht 2017, në “Olimpico”, numri 1 i Lazios u hodh i mposhtur nga e majta, ndërsa më 14 tetor ia kuptoi krahun argjentinasit. Kundërpërgjigjja e portierit shqiptar ishte gatuar në stërvitje: “I kisha përgatitur 11-metërshat me analistin dhe përgatitësin e portierëve Grigioni,” – tregonte atëherë Strakosha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img