22,04,2025

Justina Shiroka – Pula dhe struktura të PDK-së vizituan Bashkësinë në ‪‎Islame‬ në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.26.05.2016.  Kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së Justina Shiroka – Pula e shoqëruar nga anëtari i kryesisë së PDK-së Elmi Reçica, anëtaret e kryesisë së Gruas Demokratike Blerta Deliu-Kodra dhe Mexhide Mjaku-Topalli,  kryetari i degës së ‪‎PDK‬-së në ‪Ferizaj, Agim Aliu, sot vizituan ‪Bashkësinë ‪‎Islame‬ në Ferizaj. Delegacioni i PDK-së  ka uruar Bujar Hasanin për zgjedhjen në pozitën e ‪kryetarit të Bashkësisë Islame në Ferizaj.

Në takim u diskutua për përkrahjen e projekteve të ndryshme për të rinjtë, të cilat kanë si synim nxitjen e ‪‎tolerancës fetare, duke e pasur parasysh numrin e madh të të rinjve në Ferizaj.

Gjithashtu në këtë takim u theksua se Ferizaj njihet si një qytet me një popullatë të civilizuar dhe si rrjedhim i kësaj edhe një vend me tolerancë fetare.

13254486_1073568639355848_3458828631308313609_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

1 muaj paraburgim ndaj të miturit i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img