02,01,2025

Jovanoviq: Serbia gjithmonë ka humbur kur është paraqitur nacionaliste

Must Read
Çedomir Jovnoviq, kryetar i liberalëve në Serbi

“Problemin që po tentojmë ta zgjidhim bashkë është tepër i madh që të mund ta lëmë pa përgjigje të qartë”, ka thënë Jovanoviq.

Lideri i LDP-së vlerëson se është absolutisht e papranueshme gjithçka që ka ndodhur gjatë dialogut në disa javët e fundit dhe se nuk ka arsye për fshehtësi, pasi që Serbisë dhe Kosovës i duhen informacione të sakta dhe të qarta që janë pjesë e bisedimeve, transmeton lajmi.net.

Jovanoviq ka theksuar se qëndrimi i LDP-së është shumë i qartë – implementimi i plotë i Marrëveshjes së Brukselit.

“Praktika e fshehjes së të vërtetës kosovare dhe mënyra se si po zhvillohen bisedimet është e paqartë, e kjo më herët ishte praktikë e Boris Tadiqit, dhe kështu vazhduan të punojnë edhe Ivica Daçiq dhe Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Jovanoviq.

Ai vlerëson se “siguria e serbëve në Kosovë nuk mund të ruhet me eskalimin e nacionalizimit në Serbi, pasi që kurdo që kështu jemi sjellë, kemi humbur”.  /Lajmi.net/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img