Në kuadër të agjendës për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosova, është mbajtur ceremonia e shpalljes së “Vullnetari i Vitit 2025”, e organizuar nga Sektori i Rinisë në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Bytyçi, udhëheqësja e Sektorit të Rinisë, Dashurije Ahmeti, përfaqësues të klubeve rinore si dhe mysafirë të shumtë.
Me këtë rast, drejtori Bytyçi theksoi rëndësinë e vullnetarizmit dhe kontributin e të rinjve në zhvillimin e komunitetit, duke i vlerësuar ata si shembull frymëzimi dhe angazhimi qytetar.
Gjatë ceremonisë u prezantua edhe raporti i punës, ndërsa pjesë e saj ishin edhe përfaqësues të MKRS-së: Zjarra Osmani nga Agjencioni i Rinisë dhe Vedat Jashari nga Departamenti i Rinisë.
Në përmbyllje të mbrëmjes, “Vullnetarja e Vitit 2025” u shpall Jona Arifi, ndërsa me letër falënderimi për angazhim dhe kontribut vullnetar gjatë vitit 2025 u nderuan edhe Ez’her Beqa dhe Brikena Rexha.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive dhe mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e të rinjve në shërbim të komunitetit.





