17,05,2024

Jezerci drejt kthimit në zonë turistike (VIDEO)

Must Read

I rrethuar është me male, ndërsa lumi kalon përmes tij.

Nuk i mungojnë as ujëvarat skaj rrugëve e maleve.

Gjithë këto bukuri natyrore i takojnë fshatit Jezerc në komunën e Ferizajt.

Kështu këtë fshat dhe atë të Neredimës, komuna po planifikon t’i shndërroi në zona turistike.

Për realizimi e këtij projekti, konkretisht për studimin e fizibilitetit të këtij rajoni, pushteti lokal në Ferizaj, ka investuar 10 mijë euro.

E pastaj, sipas kryetarit Muharrem Sfarqa, parashihen investime të mëdha në këtë zonë, të cilat do të bëhen përmes partneritetit publiko privat.

Ky projekt po mirëpritet edhe nga banorët dhe njohësit e kësaj pjesë të komunës së Ferizajt.

Se përzgjedhja e Jezercit për zonë turistike është e qëlluar e thotë edhe ky 83 vjeçar.

Bile, ata thonë se edhe në ketë gjendje që është aktualisht, ky fshat ka shumë vizitor, sidomos gjatë stinës së verës.

Studimi i fizibilitetit për projektin në fjalë pritet të përfundoi deri në fund të muajit nëntor e më pas do të vendoset për hapat e tjerë që këto dy fshatra të kthehen në zonë turistike./KlanKosova

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari i dytë për rastin ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’

Me datën 26.04.2024 rreth orës   23:30 policia e stacionit në Ferizaj kishte pranuar një informatë se në rrugën "...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img