10,09,2025

Jeremiq: Ky pushtet ka premtuar se do ta njoh Kosovën si shtet i pavarur

Must Read
Vuk Jeremiq

Jeremiq i cili ka qenë ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka shtuar se ai qëndrimin e tij për Kosovën nuk e ndryshuar dhe se të gjithë e dinë këtë.

“Qëndrimi im për Kosovën është i njohur për të gjithë. Unë nuk e kam ndryshuar”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

“Po të ndryshoja qëndrimin për Kosovën do të isha i pari në zgjedhjet për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Kurse ky pushtet në pesë vitet e fundit i ka shuar të gjitha institucionet që ekzistonin në Kosovë, i ka tradhtuar serbët e Kosovës dhe ka bërë që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare. Ky pushtet e jep Kosovën që ta merr dritën jeshile nga Perëndimi në mënyrë që të implementojë tiraninë ndaj popullit të vet”, ka thënë Jeremiq.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill, kurse kandidati kryesor për t’u zgjedhur president është kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiq. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img