16,11,2024

Jep dorëheqje kryetari i PAI-së dega në Ferizaj, Asllan Kryeziu

Must Read

Kryetar i PAI-së dega në Ferizaj, Asllan Kryeziu, ka  dhënë dorëqje nga kjo pozit dhe strukturat udhëheqëse në PAI, dega në Ferizaj.

Kryeziu përmes një deklarat të bërë publike ka dhënë arsyet  të cilat e kanë shtyrë që të tërhiqet nga pozita e kryetarit të PAI-së dega në Ferizaj.

Kjo êshtë deklarata e plotë e Asllan Kryeziut.

 

Nga : Asllan KRYEZIU
Kryetar i PAI-së dega në Ferizaj.

Të nderuar bashkëqytetar,simpatizant,anëtarësi e përgjithëshme e PAI-së.Partisë së Ashkanlive për Integrim .
Të nderuara struktura të degës,nëndegëve të Komunës së Ferizajt.
I nderuari Kryetar Arifi ,dhe të gjithë ju struktura politike nga niveli qendror i PAI-së.
Më lejoni që unë Asllan Kryeziu në cilësin e Kryetarit të PAI-së dega në Ferizaj, që sot më 17.03.2018 pran jush të paraqes :
DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME

Të nderuar titullar të lartëpërmendur.
Që nga sot unë Asllan Kryeziu ,paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Kryetarit të PAI-së Partisë së Ashkanlive për Integrim dega në Ferizaj dhe nga antarësia e përgjithëshme e kësaj partie,për arsye të paknaqësive të shumta ,dhe parregullësive të akomuluara ndër vitesh.
Për hir të opinionit publik në vijim do të paraqes disa nga arsyet e largimit tim si në vijim:

Arsyetim:

1.Nga data 15.01.2017 të aderimit tim në këtë subjekt politik,për kundër proceseve të rëndësishme që ka kaluar ky subjekt politik ,nuk është mbajtur asnjë takim i këshillit përgjithshëm ,apo kryesisë së kësaj partie,që nënkupton që vendimet e kësaj partie nuk kanë qenë aspak zyrtare dhe pa vendimin e organeve drejtuese jane marrë vendime të rëndësishme të përfaqësimit Insitucional dhe të komunitetit pa qenë në njohuri organet drejtuese të këtij subjekti politik.

2.Nga dita e aderimit tim në këtë subjekt ,jam neglizhuar dhe nënvlerësuar në të gjitha drejtimet ,për të mos qenë pjesë e vendimarrjes apo për të mos kuptuar botë kuptimin politik të tyre,e gjithë këto kanë pasur qëllim të caktuar për të dëmtuar rëndë Integritetin e personalitetit tim politik.

3.Për rreth 14 muaj qëndrimit tim në këtë parti ,kryetari i saj nuk ka arritur që të na bënë as pjesë e organeve drejtuese të kësaj partie të këshillit të përgjithshëm apo të kryesisë,dhe kjo më bënë përshtypje që PAI ,nuk ka struktur dhe organe të partisë.

4.Gjatë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2017 në Republikën e Kosovës ,individë të caktuar kanë vepruar në të gjitha format kundër meje si kandidatë dhe kanë kërcenuar antarësin time ,duke bërë thirrje që të mos votohem unë,janë telefonuar të gjitha degët që Asllan Kryeziu si kandidat për Deputet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mos votohet,dhe një natë para mbajtjes së zgjedhjeve janë shpërndarë fletvotime udhëzuese si duhet të votohet duke favorizuar kandidatin 1 dhe 5 e të më dëmtojn mua personalisht si kandidat me numër 7.

5.Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare,nuk është mbajtur asnjë takim zyrtar për ti falenderuar kandidatët,dhe për të marrë vendimin e organeve drejtuese për veprime të mëtutjeshme ,për koalicione dhe emërimet e pozicioneve politike ,janë emëruar pozita politike pa vendim të organeve përgjegjëse të partisë.

6.Në zgjedhjet e rregullta komunale 2017,mua si Kryetar dege në Ferizaj ,më është mohuar e drejta për të qenë bartës i listës së kandidatëve,duke më futur si kandidat të zakonshëm ,dhe në garë me kandidatë të tjerë me qëllim të dëmtimit tim personal.

7.Kryesia e degës në Ferizaj,më ka kushtëzuar që të dal kandidati më i votuar për të përfaqësuar partin në pozita politike,dhe gjatë fushatës zgjedhore fal besimit ,dhe mbështetjes së juaj të nderuar qytetar dola kandidati më i votuar për kundër konkurencë së brendshme dhe tradhëtisë së sërishme nga shokët dhe anëtarët tjerë të kryesisë.

8.Me vendim të kryesisë së PAI-së dega në Ferizaj jam nominuar për poziten e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete,për kundër dëshirës të disa anëtarëve të kryesisë por si kandidati më i votuar dhe më profesional,gjatë këtij procesi janë zhvilluar shumë bisedime dhe takime për të penguar emërimin tim në këtë pozit dhe vazhdojn tentimet për ta penguar këtë proces nga vet zyrtarët e PAI-së.

9.Si kandidat për Deputet me votën e juaj të nderuar qytetar, radhitem kandidati i 4 në nivel vendi në listën e kandidatëve të PAI-së,dhe pas dorëheqjes së Egzonit Jakupit nga pozita e zv.Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë,pylltarisë dhe zhvillimit rural ,kandidati më i votuar jam unë dhe automatikisht të drejtën për marrjen e kësaj pozite e kam unë,mirëpo edhe për këtë pozit mungon vullneti i mirë i kësaj partie dhe janë ngritur shumë zëra kundër, që pamundësojn emërimin tim në këtë pozit për kundër vullnetit qytetar dhe të drejtës sime të plotë.

10.Dorëheqja ime vije edhe si shkas i ngritjes së Aktakuzave nga organet e drejtësisë,kundër zyrtarëve kryesor të kësaj partie,nuk e shoh vetën si pjesë përbërëse e kësaj shoqërie.

11.Partia në fjalë,nuk respekton vlerat njerzore dhe intelektuale,kjo parti nuk vepron mbi bazën e programeve dhe opsioneve politike,dhe nëpër këmbë çdo vlerë njerzore dhe qytetare,dhe dyshimet për keqperdorime dhe mashtrime janë shumë prezente.

12.Përshkak mungesës së tolerancës dhe transparencës ecila është në nivel zero,anëtarët dhe strukturat e kësaj partije nuk janë pjesë e vendimarrjes i vetmi informim për ta është vetëm atëher kur fuqizohen vendimet e dy individëve dhe njoftimi i ngjarjeve në rrjetet sociale,varësisht a është i drejtë a po i padrejtë vendimi .

13.Kryetari Arifi ka rënë në ndikim të peronave tjerë,i cili ushtron detyrën formalisht të kryetarit ,ndërsa vendosin të tjerët për proceset dhe vendimet politike.

14.Përshkak ndërhyrjes në kompetencat e degës së Ferizajt,dhe besimit të një individi më shumë ,se sa personave përgjegjës të degës,dhe vendimet e tyre mbrapa shpine pa dijenin time si kryetar dege në Ferizaj dhe anëtarëve tjer të kryesisë.

15.Angazhimi im ishte që këtë subjekt politik ta vendosim në binarët funksional ,dhe bëra krejt çka është e mundur,duke dhënë tërë dijen dhe fuqin time,e ngritëm dhe avansuam këtë parti në gjitha drejtimet ,mirpo e kisha të pamundur vazhdimësin time përshkak ngulfatjes dhe kalimit të çdo kufiri të moralit politik.

Këto ishin disa nga arsyetimet e dorëheqjes sime ,duke e kursyer veten edhe për plotë arsye tjera.

Të nderuar ju ish bashkëpunëtor të mi,më lejoni që edhe njëher përfundimisht të ju Falenderoj për kohën sa ishim bashkë,dhe rrugëtimin e deri tanishëm politik.
Faleminderit shumë mbështetësve,përkrahësve ,dhe gjithë anëtarësisë për besimin e tyre.

Sinqerisht : Asllan KRYEZIU.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img