21,01,2026

Jep dorëheqje Enver Hoxhaj dhe kryesia e PDK-së

Must Read

Kryetari në dorëheqje i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka njoftuar se ai dhe kryesia qendrore e PDK-së mbështetur në statutin e partisë kanë dhënë dorëheqje nga pozitat aktuale për shkak mbajtjes së Konventës së Partisë me 3 korrik.

Hoxhaj ka bërë të ditur se deri në mbajtjen e Konventës të vetmin funksion organizativ e ushtron Grupi Punues i kësaj Konvente.

Ai ka falënderuar strukturat, anëtarët dhe aktivistët e partisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen, me të cilët kanë arritur që goditjen e rëndë nga arrestimi i kryetarit Veseli dhe presidentit Thaçi ta kthejnë në motiv për t’u angazhuar e për të punuar.

Ai ka inkurajuar çdo anëtar të devotshëm të PDK-së të garoj për të parin e partisë për të qenë pjesë e një procesi transparent e demokratik.

I pyetur se a do të kandidojë ai për kryetar të PDK-së, Hoxhaj, ka thënë se kandidatura e tij do të jetë temë e ditëve të ardhshme, derisa ka theksuar se ai ka qenë gjithmonë vetëvetja.

“Unë çdoherë kam qenë vetja ime, i kam shërbyer kauzës më të madhe që ka qenë Kosova dhe PDK. Asnjëherë se kam parë titullin si vizion, por angazhimin tim politik. Kandidatura ime është temë që do të jetë temë e ditëve të ardhshme”, u shpreh ai.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img