Sport

Jep dorëheqje Cesare Prandelli

By FerizajPress

December 30, 2016

Trajneri italian sipas medieve në Spanjë ka ofruar dorëheqjen të zyrtarët e klubit, me të cilët po negocion shkëputjen e kontratës, përcjell lajmi.net.

Cesare Prandelli ka marrë drejtimin e Valencias në tetor të këtij viti.

As trajneri italian nuk ka arritur ta këndell Valencian, që po kalon sezonin më të vështirë viteve të fundit.

Zyrtarët e Valencias i kanë bërë të qartë Prandellit se nuk kanë mjete financiare për të afruar lojtarë në afatin kalimtar të janarit, dhe kjo besohet të jetë arsyeja e dorëheqjes së tij.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.

.