26,11,2025

Javën e ardhshme ekspertët diskutojnë për demarkacionin

Must Read

Demarkacioni-i-kufirit-me-Malin-e-Zi-646x420-1-780x439

Një seminar me temën “Kufijtë në të Drejtën Ndërkombëtare – Kontestimi dhe Njohja” do të organizohet të hënën nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, në koordinim me Katedrën e së Drejtës Ndërkombëtare. Në këtë seminar është paraparë të zhvillohet diskutimi i teorive të cilat sfidojnë çështjen e kufijve.

“Tema e seminarit është çështje shumë aktuale dhe e debatueshme në ditët e sotme në Kosovë, prandaj në këtë diskutim do të potencohet perspektiva e kufijve në të drejtën ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin që u është përcjellë profesorëve të juridikut, e një kopje të të cilit e ka siguruar Koha.Net.

Përpos pjesëmarrjes së rektorit të UP-së, Marjan Dema, e dekanit të Juridikut, Haxhi Gashi, në këtë seminar do t’i prezantojnë pikëpamjet e tyre disa nga njohësit më të mirë kosovarë të së drejtës ndërkombëtare.

Në krye të listës janë Zejnullah Gruda e Enver Hasani. I pari është profesor në pension dhe për një kohë të gjatë ka shërbyer në misione diplomatike, ndërsa i dyti ka qenë rektor i UP-së dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Gruda do të flasë në temën “Deliminimi i territorit sipas te Drejtës Ndërkombëtare”, e Hasani në temën “Përcaktimi i kufijve i determinuar sipas të Drejtës Ndërkombëtare”.

Në anën tjetër, Hajredin Kuçi, profesor i të Drejtës së Unionit Evropian dhe të Drejtës Ndërkombëtare Private, do të flasë në temën mbi “Mendimet e Komisionit të Badinterit dhe koherenca e tyre sot”. Kuçi është aktualisht ministër i Drejtësisë.

Iliriana Islami, profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare, do të flasë për “Kontestet territoriale sipas Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”. Islami ka qenë gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Në këtë seminar do të kontribuojnë edhe Remzije Istrefi, profesoreshë e të Drejtës Ndërkombëtare, me prezantimin për “Të drejtat e Njeriut dhe shteti Sovran – Nevojat humanitare të një bote globale”, si dhe Vigan Qorrolli, Asistent në grup lëndësh të së Drejtës ndërkombëtare, i cili do të flasë në temën “Roli i Parimit ‘UTTI Possidettis’ në pavarësimin e Kosovës”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img