
Në fillim të javës do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, vende-vende me riga lokale shiu. Gjatë natës dhe të hënën paradite, rigat e shiut në vise mbi 700m lartësi mbidetare, mund të përzien edhe me fjolla bore.
Nga mesi i javës do të mbajë mot i ndryshueshëm, me riga lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Ditën e premte dhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, parashihet të mbajë mot më i butë dhe me intervale më të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të sillen nga -1C deri në +1C, e ato maksimale nga 5C deri në 8C. Ditën e premte maksimalet pritet të rriten deri në 14C.
Do të fryejë erë mesatare nga veriu 3-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale.