27,12,2024

Java e Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 – Turneu i filmit “Mbledhësit e puplave” 06 – 10 Dhjetor 2016

Must Read

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” vjen me edicionin e tretë në Kosovë me Turneun e Filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 . Ky film, i shpërblyer me Grand Prinë në Festivalin e Kanës më 1967 dhe njëri ndër filmat me të famshëm të aktorit Bekim Fehmiu, vjen kësaj radhe në pesë qytete të ndryshme  të Kosovës.

Turneu i filmit “Mbledhësit e puplave” në kuadër të Javës së Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë 2016 do të organizohet në periudhën kohore prej 06 deri 10 Dhjetor 2016, dhe do të filloj në qytetin e Kamenicës më 6 Dhjetor në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, më 7 Dhjetor në Pejë në Kinema “Jusuf Gërvalla”, më 8 Dhjetor në Mitrovicë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, më 9 Dhjetor në Ferizaj në Teatrin “Adriana Abdullahu” dhe më 10 Dhjetor në Gjakovë në “Teatrin Kombëtar”. Orari i shfaqjes së filmit në pesë qytetet është nga ora 19.00.

Hyrja për të gjitha shfaqjet e filmave do të jetë falas. Biletat mund të mirren në qytetet ku do të shfaqet filmi pranë institucioneve kulturore që janë pjesë e këtij organizimi. Po ashtu të interesuarit për filmin mund t’i rezervojnë biletat përmes e-mailit info@ngo-integra.org ose telefonit +381 38 246 717. Për më shumë informata rreth programit të këtij eventi mund të informoheni në webfaqen e Festivalit www.mireditadobardan.com.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është iniciative unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, më qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive. Bekim Fehmiu, aktor shqiptar, kosovar, beogradas, jugosllav dhe botëror, që është simbol i të kaluarës së përbashkët, përmes të cilës, me të gjitha sfidat, të arriturat dhe keqkuptimet, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e këtij eventi. Synimi i organizatorëve është që ky festival të vazhdojë të organizohet në mënyrë tradicionale, duke kontribuar në vazhdimësi në vendosjen e paqes së përhershme dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Projekti “Mirëdita, dobar dan!” implementohet nga Integra në partneritet me KFOS, Iniciativat Qytetare, dhe  Qendra për Politikë. Java e Filmit të Bekim Fehmiut në Kosovë organizohet në  bashkëpunim me Qendrën e Kulturës – Kamenicë, Anibar – Pejë, Qendën e Kulturës – Mitrovicë, Teatrin “Adriana Abdullahu” – Ferizaj dhe Teatrin e Qytetit – Gjakovë. Ky projekt përkrahet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Rockefeller Brothers Fund, Charles Stewart Mott Foundation, Ambasada Zvicerane në Prishtinë dhe Ministria e Kulturës në Kosovë.

 

P.S. Ju lutem gjeni të bashkangjitur dizajnin gjeneral të këtij eventi. Po ashtu, më poshtë gjeni linkun e videos promovuese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img