Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka shtuar kërkesat e saj në mënyrë që të kompensohet një javë mësimi në fund të këtij viti shkollor.
Përpos se duan të nivelizohen pagat për mësimdhënësit e nivelit 1-5 me ata të mesëm, ata kërkojnë rritje të koeficientit edhe për pedagogë, psikologë dhe sekretarët e shkollave.
E gjitha kjo për të zëvendësuar një javë, nga orët e humbura gjatë grevës, në fund të këtij viti shkollor.
Kjo u tha në mbledhjen e kryesisë së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit ku u diskutua për zëvendësimin e orëve të humbura.
Jashari ka kërkuar nga deputetët që të mbledhin nënshkrimet për një seancë të jashtëzakonshme ku do të ndryshojë një amendament brenda ligjit të pagave me qëllim të rritjes se koeficientit për mësimdhënësit e nivelit 1-5.
Gjatë kësaj mbledhje me pothuajse të gjithë kryetarët e SBASHK-ut në të gjitha komunat e Kosovës u pajtuan që një javë mësim të kompensohet në fund të vitit vetëm pas plotësimit të kërkesave.
Vetëm sindikalistët e Vushtrrisë dhe Prizrenit u shprehen kategorik që mos të zëvendësojnë fare orët e humbura.
Kryetari i SBASHK-ut po ashtu ka thënë që ministri Bytyqi ta tërheqë vendimin për kompensimin e orëve dhe kushdo që po mendon që do të zëvendësohen tre javë është duke gabuar shumë rëndë