23,04,2025

Japonezët rikonfirmojnë mbështetjen në trajtimin e ujërave të zeza në tri komuna!

Must Read

Zëvendës Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariq sot ka pritur një delegacion japonez nga Ministria e Tokës Infrastrukturës Transportit dhe Turizmit në Japoni kryesuar nga Hiroyuki Tokutake.
Me këtë rast Tokutake ka ripërsëritur mbështetjen që Japonia u jep shteteve të Ballkanit në sektorin e trajtimit të ujërave të zeza, ku ka premtuar implementim të projekteve të reja në Kosovë.

Po ashtu, delegacioni ka diskutuar për gjendjen e ujit në Kosovë ku edhe janë njoftuar me problemet dhe sfidat në sistemin e kanalizimit dhe ujësjellsit në vend, përfshirë projektet e realizuara më herët.

Zariqi me këtë rast ka falenderuar përfaqësuesit japonezë për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi në trajtimin e ujërave të zeza.

Ndryshe, në takim u diskutua edhe trajtimi i ujërave të zeza në qytetin e Gjilanit, Ferizajt dhe Mitrovicës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img