11,09,2025

Jan Cetner nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë mban Punëtori në UShAF

Must Read

Dekani, Jan Cetner nga Universiteti i Ekologjisë dhe Menaxhmentit në Varshavë të Polonisë, po qëndron në UShAF në kuadër të mobilitetit akademik, me ç’rast po mbanë Punëtori me studentët e Fakultetit të Menaxhmentit, me tema rreth fushës së ekonomisë.

Dekani Cetner u prit nga rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i cili e falënderoi për gatishmërinë e tij dhe mundësinë e dhënë studentëve për përcjelljen e përvojave mësimore nga Universiteti prej nga vjen.

Gjatë kësaj punëtorie studentët po njoftohen dhe po pajisen me njohuri të fokusuara në marketing, si dhe përcjelljen e përvojave shumë vjeçare të dekanit Cetner, të rëndësishme në mes të industries dhe marketingut, si shtytës kryesor i biznesit.

Po ashtu, dekani Cetner u foli studentëve për mënyrat se si të bëhesh një inxhinier i sukseshëm, për procesin social dhe menaxherial, mallërat dhe shërbimet, diferencën në mes të ekonomisë dhe marketingut, etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img