“Jam krenar me veten” – 50 Cent fitoi miliona duke pranuar pagesa me Bitcoin për albumin e vitit 2014 (Foto)
50 Cent nuk është vetëm reper, por edhe një biznesmen i jashtëzakonshëm dhe këtë afinitet ai e ka treguar sërish.
50 Cent bëri biznes në mënyrën më të mirë të mundshme duke marrë një prej vendimeve më të mira katër vjet më parë – krejt falë Bitcoinit.
Reperi 42 vjeçar pranoi pagesa me Bitcoin katër vjet më herët kur lansoi albumin “Animal Ambition” në qershor të vitit 2014, raporton TMZ.
Në atë kohë, reperi emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson ka pranuar fraksione të kritpovalutës së njohur e cila atëkohë vlerësohej 662 dollarë.
Reperi i hitit “In da Club” arriti të fitojë 700 Bitcoina të plotë nga albumi, duke arritur fitime prej 400 mijë dollarë të shitjeve atë kohë.
Në tri vite e gjysmë që prej se është lansuar albumi, vlera e Bitcoinit është shumëfishuar nga 662 dollarë, në dhjetor në 19 mijë dollarë e tash 10 mijë deri 12 mijë dollarë.
Reperi nuk shiti asnjë prej atyre Bitcoinave, që tash kanë një vlerë prej rreth hiç më pak se shtatë milionë dollarë e deri në 8.5 milionë dollarë, pasi kjo kritpovalutë po ndryshon moment pas momenti.
Vet Fifty në një piostim në Instagram të martën u shpreh për këtë lëvizje të tij biznesore, duke shkruar në një seri të postimeve, “Një bitcoin të vogël dikush? LOL. Unë e di se do t’ju bëj të sëmureni, por më falni po i fus në çantë (duke ju referuar të hollave”.
Ai shtoi: “Nuk është keq për një djalosh nga South Side, jam shumë krenar me veten”.
Reperi dhe tashmë investitori i famshëm i kriptovalutave pati një përfitim të ngjashëm në vitin 2007, kur fitoi 100 milionë dollaër nga shitja e aksioneve të tij pas mbylljes së VitaminWater e cila u ble nga Coca Cola.
Është një kthesë e madhe kjo në aspektin financiar për reperin, i cili bëri të ditur bankrotin në korrik të vitit 2015 në Connecticut, duke thënë se ai ka pasur 10 milionë dollarë deri 50 milionë dollarë në asete.
Performuesi i “PIMP” ësht ënjë prej fytyarve më të njohura që ka folur hapur për kriptovaluta, teksa të tjerë artistë kanë shprehur interesim për të bërë invetime të ngjashme si Jamie Foxx, Ashton Kutcher, The Game, Paris Hilton, gjithnjë sipas revistës Time.