28,12,2024

Jam e tronditur shpirtërisht, betohem!

Must Read

Hysnije Mustafa-Shamolli

-Ku do ta gjejnë qetësinë e ndërgjegjes fajtorët për vdekjen e dy engjujve të tjerë??

Edhe sa kohë ju duhet që të ngopeni me mbushjen e xhepave tuaj të fëlliqur, që më në fund të hapni sytë e të kujdeseni për mirëqenjen e popullit??

Edhe sa fëmijë të tjerë duhet të privohen nga jeta, për hir të luksit tuaj??

O ju, atje në krye të vendit!

O ju, me kostume të shtrenjta e me kopsa ari!

O ju që bëni sikur punoni për Kosovën, juve ju pafsha tek vuani dënimet më të rënda, o ju ardhtë nga Zoti juve!!

O ju me këpucët e lustruara mijëradollarëshe, pa dilni e shihni qfarë keni krijuar nëpër Kosovë!

Pa gjeni fytyrë e dilni shihni varret që i keni hapur e zemrat që keni vrarë, he ju vraftë i madhi Zot! Sot nuk e di si ndjehem, por e di që kjo gjendje imja dhemb fort!!

Betohem që dhemb, se jam nënë edhe vetë, more ju të prishur që rrini në karrige të rehatshme lëkure! Sot, nuk mund ta zgjas, se po e zgjata do vazhdoj të ju shaj e mallkoj, o të veshur në ar!

Sot, dua të lutem për Florentin e Florentën, për prindërit e tyre dhe gjithë qytetarët tanë!

Sot, dua ta lus Zotin të kujdeset mirë për engjujt e vegjël e tu ruajë durimin prindërve të tyre, tua lehtësojë dhimbjen se është dhimbje e madhe!

Sot dua të lutem fort që ky të jetë rasti i fundit kaq i rëndë e i trishtuar! Dua të lutem që së paku fëmijët ti shpëtojnë mizorisë së kësaj kohe!

U prefshi në parajsë, Florent dhe Florenta! Zoti u dhashtë forcën dhe durimin prindërve tuaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img