16,03,2025

Jahjaga nuk e mbanë premtimin për Amsera Rekën

Must Read

largea_presidentja271356712389

Vogëlushes Amsera Reka, të vetmes të mbijetuar të tragjedisë së Restelicës, i ishin bërë shumë premtime nga drejtuesit e vendit. Vetë presidentja Atifete Jahjaga kishte deklaruar se do ti japë 10 mijë euro për familjet e përfshira në fatkeqësi shkruan.

Në vitin 2016 këto para ende nuk janë dhënë. Gjyshi i Amserës, Kamber Pali, në vitin 2013 pati deklaruar se nuk ka marrë asgjë nga presidenca.

Jahjaga ka pranuar se paratë nuk janë shpërndarë, por fajëson autoritetet vendore se nuk kanë ngritur një fond të posaçëm për këtë rast.

Kurse kryetari i komunës thotë se mund të flasë vetëm për premtimet e institucionet e tij, jo për institucionet e tjera.

Kurse Ish Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi pati deklaruar se do ndërtojë një shtëpi për Amserën. Natyrisht premtim në ajër.

Për këtë rastë sot ishte prononcuar edhe Ish Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli i cili në profilin e tij kritikoi Jahjagen për mos realizimin e premtimit të saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img