17,11,2024

Ja sa të vdekur paguhen nga buxheti i Kosovës sipas AAK’së

Must Read

 

Akuza të shumta janë drejtuar në adresë të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale nga partia opozitare AAK. Zyrtarët e kësaj të fundit kanë akuzuar MPMS-në se paguan afër 1 milion euro pensione për persona të vdekur.

Duke komentuar gjetjet e raportit të Auditorit të Përgjithshëm për vitin që shkoi, Departamenti i Punës dhe i Mirëqenies i AAK-së, në një reagim të cilin ia ka dërguar “Kohës Ditore”, thuhet se kjo Ministri paguan trajtime shëndetësore jashtë vendi për dosta pa asnjë arsyetim, siç ndodh edhe me avancat për udhëtime zyrtare. Sipas AAK-së, gjatë vitit 2015 kjo Ministri ka punësuar njerëz në stilin e Grabovcit, pa aplikuar fare.

“Shkeljet më të mëdha bëhen me pensionet ku 8.375 pensionistë të vdekur marrin pensione në vlerë prej 801.723 euro; 2.230 persona të punësuar kanë marrë edhe pensione në vlerë 247.210 euro; 1.626 persona janë përfitues të dyfishtë të skemave pensionale dhe kanë shkaktuar humbje prej 401.497 euro dhe 6.474 veteranëve nuk u është paguar pensioni retrograd në bazë të Ligjit 04/L-261”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sipas Departamentit të Punës dhe të Mirëqenies të AAK-së, kjo Ministri karakterizohet me raportim financiar të dobët dhe me kontrollim menaxherial të dobët financiar dhe se dëshmi e kësaj është dinamika e ulët e shpenzimeve që për vitin 2015 ka detyruar Qeverinë të shkurtojë buxhetin për MPMS në rishikim për 377 mijë e 420 euro edhe atë në kategorinë e investimeve kapitale.

Zyrtarët e kësaj partie opozitare thonë se Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale për vitin 2015 nuk i ka regjistruar asetet e veta të blera gjatë atij viti në vlerë prej 169.545 eurosh.

Në reagim më tutje thuhet se Këshilli i Pavarur edhe sot e kësaj dite i mundëson kësaj Ministrie mbajtjen e ushtruesve të detyrës, edhe pse shkelet Ligji mbi shërbyes civilë

The post Ja sa të vdekur paguhen nga buxheti i Kosovës sipas AAK’së appeared first on GazetaBlic.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img