28,11,2024

Ja sa para i morën dje deputetët, edhe pse nuk miratuan rezolutën për Haradinajn

Must Read
Kuvendi i Kosovës

Megjithëse u mblodhën për të nxjerrë një rezolutë të përbashkët pas arrestimit të liderit të AAK-së në bazë të një fletarresti serb, deputetët e koalicionit qeveritar dhe opozitës dështuan në këtë mision.

Dështuan ta votojnë, por jo edhe ta përmbushin një mision tjetër- atë të përfitimit nga seancat ku marrin pjesë.

Veç pagës bazë që arrin rreth 1,500 euro, secili nga deputetët pjesëmarrës në seancë do të marrë edhe mëditjen “e jashtëzakonshme”.

Një deputet merr 120 euro mëditje për një seancë. E për 83 të tillë, aq sa ishin prezentë në momentin e votimit të rezolutave për Haradinajn, i kushtuan arkës së shtetit 9,960 euro.

Kjo është mëditja e parë e deputetëve për vitin 2017, e të tjera i presin pas 16 janarit, atëherë kur kuvendi nisë punën në sesionin e ri./Kallxo.com/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img