06,07,2025

Ja pse u tentua të futet droga nëpërmjet pulave nga Brazili në Shqipëri

Must Read

Ajo ishte ndarë në 17 pako. Oficerët e “Guardia di Finanza” së Reggio Calabrias verifikuan fillimisht dokumentacionin dhe këtu lindën dyshimet për itinerarin e zgjedhur nga ngarkesa.Për këtë kamioni është futur në skanim gjë që çoi në gjetjen e lëndës narkotike. Kohët e fundit nuk përdoren më qentë antidrogë pasi ata e kanë të vështirë të zbulojnë lëndën e ndaluar në ngarkesa me mishi.

Skanerët e përdorur në këtë rast arritën të evidentonin drogën dhe më pas menjëherë është kryer arrestimi i drejtuesit të kamionit ndërsa pritet marrja e tij në pyetje. Hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri për të zbuluar pritësit e kokainës në vendin tonë. Në pyetje po merret kompania që ka porositur pulat e ngrira.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img