Po ashtu, mes personave të kërkuar janë edhe Durim Gremaj dhe kosovari Himë Lufaj.
Ajo çka bie në sy është dhe fakti se në faqen zyrtare të EUROPOL, shihet se edhe imazhet e të kërkuarve janë zbukuruar, me rastin e festave të fundvitit.
Aleks Burreli
Aleks Burreli akuzohet se në 23 qershor të vitit 2016 në Ayia Napa, i kërkuar dhe një bashkëpuntor i tij, të veshur me kapuç kanë hyrën në një restorant duke përdorur armë, ku dhe kanë vrarë 3 persona ( një biznesmen, një oficer policie dhe gruan e tij, në prani të dy fëmijëve) si dhe plagosën rëndë një tjetër polic. Nga shkëmbimi me policinë, bashkëpunëtori u qëlluar dhe u vra në vend. I arratisuri u largua nga vendngjarja me një makinë që më pas u gjet e djegur. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë kohore, i arratisuri ishte bërë pjesë e një komploti për të kryer një vrasje tjetër në Qiprosi pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar.
Durim Gremaj
Nga viti 2005 deri në 2009, Durim Gremaj akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion një vajzë, ku e detyronte të ushtronte aktivitetin në Spanjë dhe Holandë. Më pas ata u transferuan duku tjetër.
Himë Lufaj
Himë Luftaj akuzohet një tentativë vrasje në Vjenë në 2009. Mësohet se gjithçka ka nisur pasi ai nuk iu bind një urdhri për ndalim nga policia, pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti më herët. Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, Luftaj pasi u ndalua nga postoblloku, qëlloi me thikë disa herë në trup një efektiv policie, duke e plagosur rëndë atë. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, në 2006 ai dyshohet se ka kryer një tentativë grabitje në një lokal në Vjenë. Për të gjithë ata që kanë informacion, Austria është caktuar një shpërblim prej 10.000 euro. /Lajmi.net/
Klikoni këtu për ta parë videon
.